August 3, 2024

Lesh i kuq … – Vangjel Nasi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lesh i kuq …

Mbi qerpike,
lesh i dendur te ka mbire ,
A te bejne mire syte , o fakire ,
Quhet vetull o i lene ..
Permbi vetull bardhesi ,
quhet balle e dite zi .
Permbi balle pyll, me lesh,
Ca te kuq, ca kacurel,
Ca te zinj, ca ne kafe,
Ca te bardhe, ca te rene,
Dikush mburret , duke thene,
Mua leshi , me ka rrene,
Gjithe truri mbi koke lene ,
Hidhet goja e i thote,
Po te kishe ment ne koke,
S’ te binin leshte ne toke .
Hidhet hunda e j’ u thote leshte ,
Te mire lesh kam vete ,
Jo si goja, pa lesh fare,
Vec ka nje gjuhe te madhe,
Thyen kocka kur kocka s’ka .
Kam mbi buze lesh te zi ,
Dhe ne mjeker lesh te dendur,
Ca i gjate, ca i holle,
Si kurore thurrur nen goje .
Hidhet veshi e thote,
Lesh kam vete e filtrohem,
Kush s’me do , iken shurdhohet .
Edhe boten kur e ndane,
Ike per lesh , te gjithe i thane .
Edhe bota , me gjak leshin e lau,
Ca i skuqi, ca i vrau,
Lesh i kuq boten e ndau …

Vangjel Nasi
Shkurt 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com