Mos ma vrisni poezinë! – Bukurie Binjaku
MOS MA VRISNI POEZINË!
Mos ma vrisni poezinë
Copëza shpirti ka në të,
Lot i kripur, lënë kujtim,
Dallgë deti, përmbi rërë.
Më shani a më lavdëroni
S’ka mburrje thjeshtësia,
Veç vargjet mos lëndoni,
Shpirti im, mirësi poezia.
Të më pyesni, kur të doni
Ju përgjigjem dhe vdekur,
Fjalë zemre, librit kërkoni,
Aty shpirtin kam të tretur.
Kam derdhur lotë e vajtuar
Për të vuajturit, ardhur keq,
Në këtë botë, të mënjanuar,
Pas pasurisë, shpirti helm.
Pasuria ndodhet, në shpirt
Të tërëve një gropë na pret,
Male e fusha, këtu do rrinë,
Në gjyq të Zotit s’duhet lek.
Vargut shpirtin, vulë e firmë
Për të varfërit, dheu s’më tret,
Se e kam përjetuar varfërinë,
Dhëmbjen në shpirt ua ndjej.
Bukurie Binjaku. 30. 5. 2020. GREQI.