August 3, 2024

Mu dhimb vetja ime! – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MU DHIMB VETJA IME!

Shpesh here kujtoj atë natë,
Më e ftohta natë në jetën time,
Vrapoja të ikja sa më larg,
Zemrën m’godite, bëre thërrime.

Ikja vrapoja shkujdesur, marrosur,
Fjalët më mbytën pabesisht,
Nuk mora më vesh se kush ishe ti,
U luta në Zot e në Krisht.

Kaq shumë naive të kisha qënë,
Që sytë ti kisha besuar,
Si s’më pushoi më mirë kjo zemra ime,
Para se, të ta jepja në duar?!

Mos vallë më kuptonin të gjithë,
Tek vrapoja në rrugë e tradhëtuar,
Mos vallë i dinin të gjithë,
Ç’kisha parë e ç’kisha dëgjuar?!

Fshija lotët që m’binin mbi faqe,
Mu dhimb vetja ime, m’erdhi keq,
Për zemrën që vodhe dhe ike,
Jo si ëngjell po si dreq.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, May 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com