August 4, 2024

Ringjallje – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RINGJALLJE
*******
Nga varri u ngrita e lemeritur
Trupi rreckosur si fijet e barit të thatë hedhur në arën e shkretosur ,
ku përdhosja ishte e gjithkunshme .
Me duart e lyera nga yndyra e trupit të vdekur ,
kapa për gryke jetën e gjallë .
E shtrëngova fort -fort me sa fuqi që kisha ,
Sa qiellin dhe hënën lëshova përdhe ..
Klithma e zhgarravitur oshëtiu ndër malet e gurtë të pazë ..
U ringjalla …!
Fytyra mori trajtë hyjnore !!
Shpirti u rindez si dielli mbas shiut të rrebeshëm ..
Klitha nga gëzimi i ringjalljes të ardhur në këtë botë .

Sherife Allko
30 .05 .2020

RESURRECTION
*******
I rose from the grave in horror
Body sculpted like dry grass threads thrown into the desolate field,
where desecration was all-pervading.
With hands smeared with dead body fat,
I grabbed the living life by the throat.
I tightened it tightly with all the power I had,
How much heaven and moon I dropped to the ground ..
The squeaky cry echoed through the pebbled rocky mountains.
I was resurrected …!
The face took on divine form !!
The soul was rekindled like the sun after the torrential rain.
I cried out for the joy of the resurrection that came into this world.

Sheriff Allko
30 .05 .2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com