August 6, 2024

Shqiponjë qëndrestare simbol i kombit – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shqiponjë qëndrestare simbol i kombit

Shqiponjë,o e shtrenjta ime shqiponjë,
Mbretëreshë e maleve më të larta arbërore,
Ku i ke zogjtë e tu,përse folen po e lejnë?
Përse të lënë vetëm,në dhimbje e zemër qarë.?

Po ikin nga gjiri yt,e rrugëve të botës kan humbur ,
Jetim të pashpresë e sypërlotur mbetur,
Nëpër dhena të huja po kërkojnë shpëtim,
Por kafshata e bukës ju është lidh në fytë.

Shqiponjë qëndrestare, simbol i kombit,
Je e vetme shpresë që na mban të gjallë,
Eja na merr me krahët e tua edhe neve ,
Ashtu siç mer zogjtë e tua me atë sqep të mprehtë.

Mbretëreshë ishe dhe do mbetesh gjithmonë,
Edhe përse stuhit të përplasin egërsishtë,
Edhe përse plagët e trupit të kullojnë ende gjakë.
Ti prapë qëndron e papërkulur dhe krenare.

Fluturo shqipe fluturo e mos u ndal,
Mblidhi zogjtë e tu, nga ku i ke të shpërndarë,
E mos i le të bëhen mashën e çdo kujt,
Vigjilencën tënde e lakmon gjithë bota mbarë!
“Lunturije ,S,Drenica”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com