Vargu im – Florë Halimi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vargu im
Vargu im fortifikatë
Godasin e godasin
Nuk mund ta rrënojnë
Mbi secilën shkronjë
Një shpirt luftarak jeton.
Vargu im oazë
Nuk shteron edhe kur loti
Në penë nuk noton
Vargu im që lëngon e lëngon
Më shëron çdo plasaritje
Nga e cila gjaku kullon.
Vargu im zjarr flladitës
Ledhaton mbi supet e mia
stuhitë e pafajësisë
Vargu im, foleja e ëndrrave
Të parealizuara
Strehëza e lumturisë së nëpërkëmbur.
Vargu im dallgë e dashurisë
Porta e sinqeritetit të njerëzisë
Vargu im holokaust brenda
Ujëvarë jashtë…!
Florë Halimi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com