August 3, 2024

Dy birbo s’na vënë dot brirë! – Tomorr Celibashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DY BIRBO S’NA VËNË DOT BRIRË !!!

– ligji zgjedhor me lista të mbyllura ???

Eh, ç’me prishët ditën , që m’u gdhi me gaz,

Siç bëni gjithmonë, o djajtë partiakë,

Pas menderes suaj prapë do vij unë pas ?

Me mua po talli, horra alabakë ?

Ptu ! Të pafytyrë, monarkë tip i ri.

Mos nën thundrën tuaj, jetën do të shkojmë ?

Të zgjedh kë unë dua, është demokraci,

Jo hajdutë e qole që pas jush lodrojnë.

Të votoj një derr brenda mu në thes ,

E këtë derr derri ta kem deputet ?

Është këlysh kryetari, nga ai ç’do pres ?

Syfetin kryetarit ia njoh, kam shumë vjet,,,

Prandaj , ngrihu, shok ! Shqiptar hapi sytë !

Lufto të bësh jetën si njeri i lirë,

Vetëm një jetë kemi, nuk kemi të dytë,

Dy birbo rrugaçë, ne s’na vënë dot brirë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com