Imagjinatë – Gezim Deda
IMAGJINATË
Ahh mes mallesh tretem
Imagjinatë si të jetë realë
Brenda trupit rrënqethëm
Duart e tua ndjej mbi qafë
Mes krahëve të tua
ndodhëm tani
Sytë e mi më jan mbyllur
Ne ëndërr jam me ty
Goja është lagur e uritur
Me zgjo nga gjumi i rëndë
Prekëm më duart
e tua butesisht
Rrahjet e zemrës
degjoj ngadalë
Të jepem i gjithi
përfundimisht
Sytë ti fal ty
sa bukur xixellojne
Jepi ndriçimin
mos lër pa shpresë
Afrohu ngadalë
lexoj me vëmendje
Dashuri kërkojnë
të tëndën përjetë
Oksigjen më jep
të marr frymë
Nuk mbushëm dot
kur ty nuk t’kam
Mengjeseve ngrihem
akoma pa gdhirë
Shikoje rreth e rrotull
e me ty nuk jam
Pres të vijë darka
gjumi t’më marrë
Në ëndërr të shoh
dhë ty të ëndërroj
Jetoj imagjinatën
me ty çdo natë
Brenda zemrës timë
aty mbretëron”
G Deda;