Na buzëqesh Qershori – Bukurie Binjaku
NA BUZËQESHI QERSHORI.
Dilni shokë dilni, se na erdhi vera
Dilni e shikoni, natyra na thërret,
Muaji Qershor na trokiti, te dera,
Hajde-hajde… Dilni, sa më shpejt.
Marsi-Prilli-Maji, dhëmbje-trishtim
Luftë mikroskopike, tej e pa dukur,
Qershori na buzëqeshi, plot gëzim,
Dilni more dilni kaloni, sa më bukur.
U thye në copa, derë e karantinës
Se shpirtrat e bukur, duan pak verë,
Qielli u kaltërua, ndaloi bubullimën,
Ati Zot qiellit, ne na mbron përherë.
Dilni pra ju dilni, si Dielli përmbi det
Përmes valëve tretni, muajt e kaluar,
Vish rroba plazhi, se deti po na pret,
Të na kurojë plagët, nga Zot i bekuar.
Mos ardhtë kurrë, kohë e karantinës
Fëmijët si zogjtë, jashtë të këndojnë,
Mirësi e Zotit, në shpirtrat plot dritë,
Vuajtjet kësaj here, detit t’i harrojmë.
Bukurie Binjaku. 1. 6. 2020. GREQI.