Per 1-Qershorin – Bruna Musai
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Per 1-Qershorin
Kaluan mbi peripeci e gjendje te jashtezakonshme
E buzeqeshja ne buze u kish ngrire
Zerat e femijeve seç kishin munguar
I degjuam sot qe ne te gdhire
Fasadat e rrugeve bucisnin nga gezimi
Femijet te lumtur seç gezojne
Kete dite te bukur qe mezi e prisnin
1-Qershorin sot po e festojne
Sa bukur po duket sot qyteti yne
Kish kohe qe i mungonte gjalleria
Gezuar 1 -Qershorin o femije
Mbizoterofte tek ju lumturia
Per ju femije Bruna Musai
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com