Gëzuar 1 Qershorin të dashur vogëlush! – Nezi Plaku-Velaj
Gëzuar 1 Qershorin të dashur vogëlush!
Do ta thur sot më të bukurën këngë për ju voglusha,
Dhe notat e saj do ti lë të lira të fluturojnë
Të përqafojnë gjithë yjet në qiellin blu, dhe në hapësira,
Të përqafojnë diellin dhe rrezet e agimta detit në perëndim.
Do ti thur vargjet më të bukura të shpirtit,
Për ju o voglusha filiza të njomë, që rriteni çdo ditë,
Tju uroj “Gëzuar “me fjalët më të ngrohta të shpirtit,
Më ndjenjën më të pastër që nga shpirti më buron.
Ka në mesin tuaj plot fëmijë të braktisur,
Të mohuar nga fati në rrugë përfundojnë,
Kërkojnë pak lëmoshë për të mbajtur shpirtin,
Me dorën e shtrirë me lotin e ftohtë që pikon.
Dua të thur një këngë për ju fëmijë të vobekët,
Të këndoj më zërin e zogjve këngën më të ëmbël për ju,
Tju lehtësoj dhimbjen, tju fal në buz pak buzëqeshje,
Tju fal pa kujdesje, tju fal pak dashuri, tju jap një përqafim.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 01. 06. 2020