Mbi kurriz ,mban një thes…! – Zihni Ndregjoni
MBI KURRIZ ,MBAN NJË THES …!?
Ju .
Të zhytur në pasuri.!
Të pa djersë, e të pa munduar.
Të mjerit.
Dhe kafshatën rrëmby.!
Shikoje ,atë atje.
I pa ngrënë sot ,dje edhe pardje.!
Është kockë e lëkurë.
Thuajse ,nuk hëngri kurrë.!
I lustrosur ti.!
Lyer ngjyer,por s’je zotri.!
Zotri është ai .
Që e ka zemrën flori.!
E ke djallosur.
Mbetur i përdhosur.!
Sinqerisht po të pyes.
Hall ke ,të shkosh në ferr.
Mëkatar e bark derr.?
Ai merr një thes në sup.
Del herët gjith ditën, humb.!
Kërkon t’çoj n’shpi një kafshatë.
Bukë more bukë thatë.!
Kur arrin ta ngjyejë në krypë.
E quan, më t’mirën ditë.!
Ka i ngrati dhe fëmijë.
E shikojn ata për sysh.
Copë i ndahet ,shpirti m’dysh….!!
Ai është shpirtë çarë.
Ju ,më jeni qeveritarë.!
Ai është i ngratë.
Ju ,të ngjitur n’qiell të shtatë.!
Ju hani e pini shumë.
Ai ,nga uria s’fle dot gjumë.!
Ju në luks e n’mercedes.
Ai,që n’të gdhirë, del fakiri.
Mbi kurriz ,mban një thes…!!