Shkruajnë plagët e shpirtit! – Bukurie Binjaku
SHKRUAJNË PLAGËT E SHPIRTIT!
S’jam poete, nga ata të mëdhenjtë
Më e thjeshtë, se vetë thjeshtësia,
Kur më lind në shpirt, një ndjenjë,
Si rreze Dielli mirësi-vargu-poezia.
Për famë e emër, kurrë jo s’lakmoj
Shpirti im s’e ndjen, kurrë lakminë,
Jeta më pëlqen, e thjeshtë t’a jetoj,
Çmoj thesar në shpirt, veç mirësinë.
Ju lexues që vargun tim ma lexoni
Në të veten tuaj, keni për t’a gjetur,
Poezitë kompozuar, dua t’i këndoni,
T’i dëgjoj dhe kur, qiellit të kem ikur.
Poete jo mos më thoni, se nuk jam
Shkruaj se shpreh, shpirtin e vuajtur,
Më djeg shpirti, Atdheun larg e kam,
Për të varfërin, që s’ka asgjë në duar.
Natën me Hënë dal, në dritaren time
Plagët e shpirtit, vetëm asaj ia tregoj,
Për të varfërit ndjej krejt dhimbsurinë,
Të shtrija shpirtin e pranë t’i ndihmoj.
Bukurie Binjaku. 1. 6. 2020. GREQI.