August 4, 2024

Të isha prapë mes tyre – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TE ISHA PRAPE MES TYRE!

Të shkruash për fëmijë,
O miq, s’është e lehtë,
Se janë aq të brishtë
Si lulja “Mos më prek”.

Janë të bukur – zambak,
Aromë trendelinë,
Si manushaqe delikat,
Mos ua vrani bukurinë.

Sa herë nis të shkruaj
Më mbyt një merak
Me ata e kam filluar,
Oh, sa pak, fare pak!

Ika si dallandyshe
Larg në mërgim.
Ah të ishte ndryshe,
Të isha në vendin tim!

Me ata do të punoja,
Që sjellin veç pranverë
Pafajsinë e tyre doja-
Shpirt- kristal përherë

Janë aq të çiltër,
Borë e re të pastër
Gushë e njomë e bukur
E bardhë – alabaster.

Sa herë vjen qershori
Gëzoj posi fëmija,
Më ngrohet kraharori
Gëzon e qesh shtëpia…

Ndihem prapë mes tyre
Kur ndihesha fëmijë,
Në sytë e tyre pasqyrë
Të ardhme ua shihja.

Duart – gonxhe trëndafili,
Faqet-mollë e kuqe,
Kur u hipte ylli,
Çamarrokë me huqe…

Ah të të isha mes tyre,
Çdo gjë do t’ishte bukur
Kopsht me bilbila
Mes tyre unë si flutur…

Lum kush e ka fatin
Të punojë me fëmijë
Në shpirt mbetet i pastër
Iu bëftë dita një mijë!…

N@t@sh@ Ili@ Greece
E drejta autores rezervuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com