August 8, 2024

Zogjtë të njohin shpirtin! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZOGJTË TË NJOHIN SHPIRTIN!

Kur i ushqej zogjtë, s’më merr uria!
Sepse ata janë vetë, shpirti-mirësia!
Ata dhe unë kemi, gjuhën të njëjtë!
Betohem në zot, s’dimë të gënjejmë.

Kaloi aeroplan, pëllumbat u trembën!
Thashë s’do më vinë ikën, qiellit lart!
Mua në shpirti, trishtim më kish zënë!
Sa u ndal zhurma, vetë erdhën pranë!

Si zogjtë të kishin, shpirtin njerëzia!
E tërë kjo botë, mirësi do ndriçonte!
Do ishte fundosur, tërësisht ligësia!
Shpirtra njerëzorë, paqe i barazonte!

Bukurie Binjaku. 2. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com