Duaje e mbroje natyrën! – Bukurie Binjaku
DUAJE E MBROJE NATYRËN!
Gjithë natyra, bukuri e falë
Rreze Dielli, ylber e ndriçon,
Kodra, male, fusha të gjëra,
Sy i njeriut, i sheh sa gjilpëra.
Në natyrë, kur bën udhëtim
Ulesh diku, për një pushim,
Gjelbërim i saj, të buzëqesh,
Këngë e zogut të përshëndet.
Por njeriu, sa zemër ngushtë
Ku shkel thahet, si në Gusht,
Drurët pyllit i pret, me sopatë,
E lë zhvesh, s’lë asgjë rehatë.
Shkon pi ujë të ftohtë, te burimi
Nuk i iket, pa ia bërë turbullimin,
Në vënd që Zotin, të falënderojë,
Të tjera dëme të bëjë, aty kërkon.
Kur të zë vapa, në rrugë të gjatë
Gjen një lis, nën hije ulesh pranë,
Degë e lisit të çlodh, plot freski,
Faleminderit thuai, të fali mirësi.
Bukurie Binjaku. 2. 5. 2020. GREQI.