August 2, 2024

Ekuacion pa fund – Tatjana Haris Haskaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ekuacion pa fund

Bota u krijua
S’dim pse ,si e qysh
Thon se zoti vete
Ne te ka pas gishte
Flisnim ne me Yjet
Me Hene e me Djell
Dhe era kur frynte
Na thosh ca kish mbjell
Jetonim ne paqe
Me kafshe e me bime
Deri kur fillum
Te pyesnim: nga vijm ?
Dhe per shume arsye
kur s’gjetem pergjigje
Shpejt e shpej krijuam
Zotin dhe ca ligje
Ndaj i vum nje emer
Thurem histori…
Te flisnim me veten
Quhej cmenduri
Dhe un mire e di
Qe s’kam force te madhe
Kur per shume probleme
Qaj me zotin halle
Ndaj un hyj ne kisha
Hyj dhe ne xhami
Problem s’kam fare
Per mua jane nje
Siç beri njerezia
Dhe un me pak mund
Shpejte e pagezova
“Ekuacion pa fund “
Nga Tatjana Haris Haskaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com