Fat i mbytur ne shprese – Fadil Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FAT I MBYTUR NË SHPRESË
Përplasesh në venat e mia
Fat i mbytur në shpresë
Mes baticës dhe zbaticës
Në bedena të ishujve
Lexoj kalendarin e ngjarjeve
Në pritje të kthimit tënd
Mbi fytyrën time akull
Të ngrirë në polin e veriut
Pulëbardha bënte gravurën
E buzëqeshjes tënde
Të lënë në kohën e shpresës së mirë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com