Lapidar – Seti Pezaku Vladi
LAPIDAR
Mbrëmja u mbulua me krisma batarésh’
Rrethuar me psherëtimat e hënës,
Nga kreshtat të zbritën supet e maleve,
Me orteqe elegjishë e lotët e nënës.
Me këngën e maliherit hedhur mbi supe
Me shqipen e gdhendur në gjoksin zjarr,
Të dyja së bashku me ty përqafuar
Dhe terrin e natës do ndrisësh në varr.
Lapidar të larë me vesë ujëvarash
Të ktheu atdheu në simbol trimërie,
Si lisi vigan mes flakësh e zjarresh,
Mbi shkëmbin meteor promete lirie.
Logu i thau krojet e lotëve,
Pranvera të priti me kurora në duar,
Sa herë mëngjeset tek porta trokasin
Del e të puth nëna nga lotët verbuar.
Kur dielli shkrep mbi maja malesh
Mbi ballin tënd flamur ai bien,
Për dore të merr me rrezet ngarkuar
Fushave grunore lulëkuqe të kthen.
@seti pezaku vladi
15/7/2017