Ligje Zoti egzistojnë përjetë – Bukurie Binjaku
LIGJE ZOTI EGZISTOJNË PËRJETË!
Kur rënkon shpirti, zemra qanë
Shpirti më i fortë sheh një dritë,
Që të dy si oqean derdhin lotët,
Mes reve të zeza, Diellin arrijnë.
“Flet me të”, si engjëll lartësisë
Pagjumësi e natës, me trishtim,
Kur t’a presin, të drejtën e lirisë,
Mbi tokën e artë, lotë-hidhërim.
Propaganda jo kurrë nuk i besoj
Ligësisë një ditë, që maski i del,
Panik e frikë, shpresës ia lëshoj,
Mirësi njerëzisë, përherë përcjell.
Beso në një Zot, se kemi Perëndi
Të gëzuar jetën, ne na fali njëherë,
Kalimtarë jemi, me shpirtin mirësi,
Se zemër e gjerë, të sjell pranverë.
Jo nuk vriten, sythët e porsaçelur
Pema lihet lirë, kur të thahet vetë,
Me Zot në shpirti, parajsës mbetur,
Se ligjet e Zotit, egzistojnë përjetë.
Bukurie Binjaku. 3. 4. 2020. GREQI.