Mallë për ty o nënë! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MALLË PËR TY O NËNË!
Nënë moj nëna ime
Malli ç’më ka marrë,
Shpirti zgjon kujtime,
Kohë kur ishe e gjallë.
Nënë o shpirt poeti
Plagë zemre theron,
Dhëmbja malin treti,
Shpirti çan e gjëmon.
Oh moj nënë fisnike
Gjurmë le ku kalove,
Kurrë gojën s’prishe,
Familjen e lartësove.
Tërë zona moj nënë
Shpati në tonat vise,
Respekt patën dhënë,
Gjuhën mjaltë e kishe.
Muaji Qershor o nënë
Mua plagët ç’mi zgjoi,
Ti e Eltoni, botë e tërë,
Ehh… Sa më mungoni.
Bukurie Binjaku. 3. 6. 2020. GREQI.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com