August 10, 2024

Të rrit dashuria -Për time bijë – Elona Jolla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË RRIT DASHURIA

-Për time bijë-

E vogëla ime,
E madhja e të voglës,
Një dorë për lodrën,
Dhe tjetrën për motrën.

Dy sytë për mamin
Dhe lotin për babin…
Po zemrën?
Ah, zemrat,
Për të gjithë rrahin,
O Miana e mamit!

Të sheh Perëndia,
Të rrit dashuria,
Që të vjen nga qielli,
Si një rreze dielli!

Ti linde nga dashuria e madhe
qe lulezonte si livadhe ….
jo nga buze e gremines,
si nje mrekulli per syte tane ,
kur ti buzeqeshe…..

Ke nje nene me dinjitet e krenare….
Me te fort se malet,
ku ecen ajo tundet dheu .
Sy patrembur e krahe shqiponje …

Vec miresi ne zemer ajo dhuron ,
ku askush doren nuk ja leshon….
fytyra e saj respekt i ndricon.
Bija ime ti do jesh shembull ,
i dashurise sone ……

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com