August 7, 2024

Unë dhe ti, një mall kemi – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË DHE TI
Nji mall kemi

Ti shkruan për mallin
unë shkruaj për mallin
Por s‘mundemi dot
Që ta shuajmë zjarrin

Ti je në tendin atdhe
Me mallë për femiun
Unë vetë mergimtare
Me shpirt të ngrir

Ti vetëm atje
Me shpirtin n‘gurbet
Vallë ?çka i kanë hallët
Mendja ketu t‘rri tret

Unë largë atdheut
Në të largëtin mërgim
Me trup qendoj këtu
E mendja fluturon atje

Nuk ka qetësi jo,jo
As për ty as për mua
Atje po edhe këtu
Shpirtrisht të lenduar

Ky shekull i ri
Seç na hapi plagë
Kund s‘kemi qetësin
Dhe s‘ndihëmi rehat

Shprazën vatrat tona
Si kurr asnjiherë
Sa ndihët lenduar
Nji komb i terë

Ardhmërija e kombit
Ikën ,iekën n‘mërgim
Plagë të thella hapur
N‘shpirt të kombit tim

04-06-2018
Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com