Dua babin ta gjejmë – Ymrije Beqiri
DUA BABIN TA GJEJMË
Erdhi koha për me fjetë
nëna fëmiun ta verë n’gjumë
por fëmija s’ish i qetë
ishte shumë i trishtumë
Mami t’lutem më trego
babi pse nuk po na vjen
të vërtetën, mos m’mashtro
dua babin, shkojmë ta gjejmë
Mamit buza keq i dridhet
dhimbjen desh ta mbaj për vete
pyetjes t’fmisë donë t’i vidhet
të vërtetën desh t’ia fshehte!
F’mija ishte i vendosur
sonte mamin s’e lëshonte
se durimi I ish sosur
të vërtetën don t’mësonte
Larg e larg mami ia solli
do ta gjejmë lartë në yje
se lirinë babai mbolli
babi mbet simbol trimërie
Në sheh babi lart nga yjet
ndaj flej gjumë o biri nënës
si engjëll na rri mbi kokë
na shëndrit në dritë të hënës!
Ymrije Beqiri