Dy takime – Enver Reka
DY TAKIME
T’përplasen mendimet ,si dallgë mbi shkëbinj,’
mezi pret gjakun e nënës së njejt’ me taku,
mall’ kam unë, t’njejtën gjë ke edhe ti.
Unë isha shumë i rritun kur ti ishe një bebe
kur ta takova nënën.
Ti m’kishe mëri se ta përqafoja,
nuk të lëshoja rrugë ,dikur u dorëzëve o v’lla.
E kuptove dhe ti aq i vogël sa ishe,
kisha dymbëdhjet vite nënën tënde e nënen time pa e pa.
Në gjuhë të huaj më thirrje vëlla,
më nxirr në shëtijë dhe nëse nuk doja,
bërtisje, qaje sa më s’ka…
Tani edhe ti je rrit’ edhe je bërë burrë
por “dallga jote e detit”
e trazuar përpaset në shkëbinj’,
përplaset në gurë.
Do të takoj vëlla
edhe pse ke tjetër kulturë.