Mëkati… – Musa Dushica

Mëkati…
Gjërëegjata, po rrinte nën hije…
Me naze po tirte nje pe të hollë.
Do ti duhet marimanges, një ditë, ku ta dije…
Bashk kishin mësuar të dya, në një shkollë !
Më tej musteçoku, po shihej në pasqyrë
E po krehte flokun, ato dy- tre fije…
Lante vetëm duart, se s’kishte fytyrë !
Për t’pirë më pas kafen, për këtë kishte shije.
Sakaq mbrriu demoni, me nje brir të thyer
Në derë u trokiti, me forcë me çekan
Nuk munden as guxuan, përgjigjie për t’i kthyer !
Sa mirë, që i vumë dryrin, vetëme vete, thanë !
Qielli u errësua, rrufe bubullimë…
Të bëmat e tyre, sakaq i kujtuan.
Nuk bënin para dryrët, as një grimë…
-Na i fal Zot mëkatet, dhe bishat
uluruan !
Musa Dushica,
01. Qershor, ‘20