August 3, 2024

Përdhunimi sjell vetëm dhimbje – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të nderuar miqt e mi!
E indinjuar, e ofenduar si femër dhe si nënë dhe e prekur thellë, nga përdhunimi i një 14 vjeçarje nga një pedofil 65 vjeçar, gjithashtu duke ju bashkuar dhe protestës së orës 16 të datës 04. 06. 2020, me shumë dhimbje shkruajta këto rreshta me lot në sy.

Përdhunimi sjell vetëm dhimbje

Ti vogelushe nga turpi, sot s’e ngrite dot lart kokën,
Para shokëve nuk munde të dalësh serbes, njëlloj si dje,
Një pedofil 65 vjeçar abuzoi më ty, ta uli kokën,
Loti nuk të thahet nga faqja, pa pushim të rrjedh.

Ti deshe sot, që t’i jepje fund jetës tënde,
Duke pirë një të mallkuar helm,
Nuk e durove turpin e përdhunimit nga një i moshuar,
Vajton aq dhimbshëm vajzërinë, bukurinë tënde që dhëmb.

Si mundi një plak 65 vjeç moj bijë, si mundi të mashtroi kaq keq?
Të luante aq ashpër me ty në abuzim?
Poshtëroi ky krimineli një të mitur, të vobekët,
Akoma pa u rritur mirë.

Me çfar e gënjeve o përbindësh i mallkuar vogëlushen?
Me një çokollat që asaj të gjore i mungon?
Si munde të bësh një krim kaq të shëmtuar?
Përdhunove një vajzë të vogël, akoma pa shkuar në adoleshencë ?

Ti atë e kishe në moshën e vajzës tënde,
Apo në vënd të mbesës që mund të ishe i saja gjysh?
65 vjeçari Abuzon seksualisht me një të mitur, 15 vjeçët akoma s’i kishte mbushur mirë.

Abuzonte seksualisht me këtë të mitur,
Përtej dhunës, kryente dhe video me violecë,
I shpërndante për ti bërë presion vogëlushes,
T’i kallte datën, t’i fuste frikën,
Herën tjetër ta kishte prehën e tij të sigurt.

Kjo është historia e rëndë, për një vogelushe,
E cila abuzohej seksualisht nga monstra plak,
Duke e kërcënuar mostra i thoshte:
“Ja ku është vidiua, nëse nuk bën seks me mua”?
“Do t’ua shpërndajë në internet, personave të tjerë”.

Ky është kërcënimi që i ka bërë mostra të miturës,
E ndier e turpëruar nën presion dhe kërcënim,
Duke qarë e uluritur për aktin e turpshëm,
Ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë pedofil.

Ti moj voglushe më në fund nuk e mbylle dhunën, në varr nuk e varrose dot,
E denoncove pedofilin monstër, i cili sistematikisht të përdhunonte,

Por ty nuk të dëgjuan, as policia, as media,
Nuk ishin vigjilent dhe nuk morën masat e duhura,
Të lanë në duart e kriminelit pedofil.

E rrevoluar po i thur dhe unë këto vargje,
Duke shkruar me lotin e që rrjedh i zi pikë-pikë,
Lotin tim e shoqërojnë në protestë më mijra pika loti,
Protestojnë makabritetin, që prap mos të përsëritet më kurrë.

Me këto paturpësi që kreu pedofili,
Si do ta shpëtojë veten vallë tani?
Të marrë dënimin e merituar,
Të bëhet shëmbull dhe për të tjerë si ai .

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 04. 06. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com

1 thought on “Përdhunimi sjell vetëm dhimbje – Nezi Plaku-Velaj

Comments are closed.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com