August 10, 2024

Refugjat i asaj kohe! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

REFUGJAT I ASAJ KOHE!

Mëmëdhe o tokë e florintë
Pasuria jote, ia kalon botës,
Populli do i kish mundësitë,
Por na morën, bukën e gojës.

Ika more ika, ika pa dëshirë
Kalova përtej detit shqiptar,
Larg sa larg, prej Shqipërisë,
Zemra loton, e shpirti i vrarë.

Ditë-natë malit, rrugët i mora
Veç me teshat, që kisha veshur,
Mes errësirës rashë u rrëzova,
Kokën si në një thes ngjeshur.

Me një elektrik shihja humnerë
Nëse pak rrëshqisja, humbisja,
Zbritëm në zall urë, me përtekë,
Kalbur dërrasat, ku të zinte frika.

Atij buzë mëngjesi, dita pa rënë
Pak pushim, që të marrim frymë,
Vesa jorgan, gjumi na kish zënë,
Gjuhën kafshoja, si të ish brymë.

Zhytur në lumë s’kaluam, në urë
Not nuk dija ia dola, me ndihmë,
S’përshkruhet…Sot poezisë fund,
Rrugë refugjati, luftë e heroizëm.

Bukurie Binjaku. 4. 6. 2020. GREQI.

Unë dhashë përjetimin tim, por përherë poezia
i kushtohet realitetit të hidhur, që përjetuan shqiptarët e asaj kohe, që u rrezikuan nga kafshët e ujqërit, nëpër pyje e shkëmbej!
Të tjerë në vapor Ehhhh… Ç’u mbytën në det!
Mjerë ato nëna, që panë varrin e tyre çelë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com