Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës – Lumturije Sulejman Drenica
Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës
Aty ku rrezja e diellit bie mbi të vjetrat kulla,
Dhe puhiza e erës rropatet mbi dyert e kyçura,
E malli t’i shtyshë ato dyer durim nuk ka aspak
Të gjen ulur në pragun e derës me vete duke folur.
Duke fol për pranverën që iku papritur e dërmuar,
Për verën që erdhi e lodhur dhe e pafuqishme,
Të flasësh pa pushuar për kohën e madhe të pritjes ,
E të çmallesh me dheun e me gurët që u rrite.
Atje ku burimet po munden nga myshqet,
Edhe rrugët e sokakut nga bari mbuluar,
Atje ku zëri i ëmbël i nënës bashkohej me retë,
Atje ku rrënjët e lisit të vjetër dirgjen nën dhe.
Atje ku koha ka ngrirë nën hije strehësh shtëpish,
Dhe në salagmitë të kthehet mungesa e gjatë,
Mos kujto se je në ndonjë vënd të paparë,
Po në votrën ku linde e u rrite më parë.
Edhe nëse gjete dritën e kandilit fikur,
Edhe nëse zjari i oxhakut do t’jetë i shuar,
Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës,
Ajo kur zërin e evladit s’e harron ,ka për t’ju njohur menjëherë !
“Lumturije .S.Drenica”