August 10, 2024

Orët nuk ecin njëlloj – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Orët nuk ecin njëlloj

Një vogëlushe shikoj, po vë re
E qeshur, e lumtur si qielli pa re
Që loz, vrapon, gjithçka gëzon
Ora s’i duhet, për të s’egziston

Një nënë e re me kohën në garë
Për të, orët e punës jo s’kan masë
Oret fluturojnë pranë fëmijës së saj
Për vete minutin dhe ndihet në faj

Me orët në paqe, mosha e tretë
Me hapin e matur, fjalën e qetë
Kohë ka plotë, ëndrra më pak
“Punoni të rinj,gëzimin keni hak ”

POEZI nga permbledhja
“Lule mbi thinja “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com