Bota e çthurur – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BOTA E ÇTHURUR
Dikush në jetë ndërton edhe ura
Që lidh dy brigje të ndara me dhunë
Ka të tjerë që rrënojnë të ardhmën
Dhe me shekuj e bëjnë këtë punë.
Disa përpiqen që me buzëqeshje e hare
Të tjerëve natën t’ua bëjnë me dritë
Por ka edhe të tillë…të marrë
Që prapa shpine të vënë pritë.
Ka njerëz që me gjak
Atdheun e lajnë kur e do puna
Ka edhe të tillë që u pengon
Pse në det derdhet Buna…!
Në këtë shekull absurd
E mira me të ligën janë mbështjellë
Aq pakuptueshëm;sa të vjen…
Kur je duke qeshur me vjellë !
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com