Per vehten… – Suzana Rama
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PER VEHTEN…..
Ti asnjehere nuk me pret,
as keto vargje nuk i lexon
tjeter rruge more ne jete,
e ndoshta fare s’me kujton.
As une nga ty nuk pres,
te me fanitesh ndonje dite,
mbi ty dhe gjithcka tenden,
kam lene te gjitha perendite.
Nese shkruaj per dashurine,
dertin shfreh zemerplasur,
s’mund te harroj asnjehere,
ndjenjen e paster qe kam pasur.
Ta dish, je fshire totalisht,
ne sy s’te kam as si vizion,
per vehte i shkruaj, sigurisht,
te ngelen ne leter pergjithmone.
Por edhe se kam nje detyrim,
nje borxh qe nuk me ndahet,
respekt per vehten, shperblim,
dhe kohen qe s’di te ndalet…
Tirane 06 06 2020
Suzana Rama DV
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com