August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRBALLJE

Herë herë më zë trishtimi
Kur mendoj sallë operimi
Nga ëndrra dua të dal
Shpesh jeta është djall

Ti ëndërr famë keqe
Largohu nga shpirti im
Shkoi ajo kohë me derte
Mos sulmo me tërbim…

Ti më dukesh si fantazmë
Orguzezë ndjellakeqe
Të mposhta kisha një armë
Mirësi e buzëqeshje..

Mos mu sill vërdallë kot
Ty s’të kam fare frikë
Shushunjë mu ngjite fort
Jetës unë i bëra sfidë.

Qershor ish ajo kohë
Kur nisa terapitë
Ti si qen kafshove fort
Të shkela me këmbë si mizë ..

As nuk kam fare nevojë
Nëpër ëndrra kot vërvitesh
Ëndërr iluzion pa gojë..
Kot e ke që më avitesh….

Mizore e çuditshme
Kurrë më mos mu afro…
Të flaka në kosh plehërishte
Jam në këmbë duel të ftoj.

Kurrë nuk u dekurajova
Qëllimi të mbeti hije
Se duelin e fitova…
Lartë.. jam poshtë nuk bie!!

Ν@t@sh@.Ili@ 6.6.2019..Greece✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com