Ç’faj kishin fëmijët, që ishin me Zotin – Bukurie Binjaku
Ç’FAJ KISHIN FËMIJËT…
QË ISHIN ME ZOTIN!
Ish një vajzë e bukur, e sy shkruar
Tej e thjeshtë, e urtë e fjalëpaktë,
Kazmën krahut ikte, për të punuar,
Që s’i ndihej zëri fare, në brigadë.
Asaj kohe, të atij sistemi socjalist
Ku dhe stërnipërit, quheshin kulakë,
Vajza me një djalë, rënë në dashuri,
Ai sistem asaj, zemrën i kish vrarë.
U donin të dy, fshehtazi u takonin
Prindërit diku seç i kishin kuptuar,
Vajzën menjëherë, ata e ndalonin,
Ish nip kulaku, dashurinë trazuan.
Vajza nguli këmbë, veç atë donte
I tha nënës, ti thoshte dhe babait,
Ai ish komunist, testën e mbronte,
E prishi këtë dashuri, për hir të saj.
I tha djalit t’a merrte, me rrëmbesë
Ish djalë i vetëm, dasëm dëshironte,
Vajza e lënduar mbetur, pa shpresë,
I tha nënës me askënd s’u martonte.
Nënë gjora lotoi, në shpirt e trazuar
Me burrin e saj, më s’u merrte vesh,
Vajza kur pa djalin, me tjetër martuar,
I tha babait, “tani mbaj parti e testë”.
Në atë sistem, janë prishur dashuri
Ç’faj kishin fëmijët, që ishin me Zotin,
As burse s’u jepnin, që kishin zgjuarsi,
Pa u rritur akoma, eh i shoqëronte loti.
Bukurie Binjaku. 8. 6. 2020. GREQI.