Dardani përse rënkon – Kasam Shaqirvela
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DARDANI PËRSE RËNKON
Dardani, ç’është ky mallkim në ty?
Ç’nëmë ke lëshuar përmbi ne?
Ti nuse pa burrë dhe s’je e ve!
Dy s’të bëhen një, njëshi të bëhet dy!
Dardani, përse po të bien dardhat?
Dhe po të mbijnë gjemboçe ferrat!
Dimrat e gjatë veshun me të bardhat
Ah, sa po të shkurtohen pranverat?!
DARDANI, pse po mallkon,
Bijtë e tu a s’të kanë besë?
S’ka ilaç që t’i shëron
Plagët e tua që i ke pesë!
Mos m’prek më n’plagë të vjetra!
Se shpirti e zemra m’janë molisur
Sa më mbyllet njëra m’hapet tjetra
Ngjyra e gjakut më ka stolisur..!
© Kasam ShAQIRVELA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com