Jam bije e Atdheut! – Bukurie Binjaku
JAM BIJË E ATDHEUT!
Në ty Atdheu im u rrita
Me ty shpirti më gëzon,
Mirmëngjes sa bie drita,
Mua zemra më këndon.
Me ty o Shqipëri fisnike
Përjetë ndihem krenare,
E prindërit që më rritën,
Mëmëdhe je nënë-babë.
Shqipe më vlon zemra
Me ty kujtime-nostalgji,
Ca hidhur, ca të ëmbla,
Kurbetit vret, kjo largësi.
Të kam me mallë Atdhe
Lotin tim e njeh një Zot,
Ika larg për dy a tre vjet,
Mërgimtar jeta më shkoi.
Ju atdhetarë, si guxoni
Kur më thoni e huaj jam,
Këtë t’ua thonë a duroni?!
Dhe të vdes, jam shqiptar.
E huaj kam, ku më thonë
Atje ku shpirti s’ka qetësi,
Bijë e Atdheut gjithmonë,
Një e vetme nënë Shqipëri.
Të dua Atdhe i plagosur
Për ty shpirti më gjëmon,
Perëndia ka për të sosur,
Vetë të krijoi i madhi Zot.
Bukurie Binjaku. 7. 7. 2020. GREQI.