Jeta qoftë e ndritur – Neil Ruçi
JETA QOFTË E NDRITUR!
Sa shumë na gëzojë
Mbesa që na erdhi,
Covidi na pengojë,
Që s’na la ti vemi.
Atje në emigracion,
Si dhe shumë të tjerë,
Djali familje krijon,
Gëzim na sjell përherë.
Për herën e parë,
Me nipçe na gëzojë,
Ndërsa këtë radhë,
Mbesën na i shtojë.
Është gëzim i madh,
Tani që gjyshër jemi,
Por s’shuajm dot mall,
Me largësinë që kemi.
Falë teknologjisë,
Që na i sjell pranë,
Aromën e shtëpisë,
Siç duhet nuk e kanë.
Shëndosh e mirë ti kemi,
Me shpirt i urojmë,
Mezi presim tu vemi,
Që ti përqafojmë.
Dy ëngjëjt e gjyshërve,
Mjalti përmbi mjalt,
Dëshira e prindërve,
Jetëgjatësi,shëndet e fat.
Ashtu siç kemi lindur,
Tani po lindin fëmija,
Jeta qoftë e ndritur,
Gëzim,lumturi vijimësia.