August 3, 2024

Liria e levizjes – Fadil Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LIRIA E LËVIZJES

Rri mbyll e mbledh kujtimet
Bashkë me dhimbjen dhe lotët e nanës
Laj duart mbaj distancën pastroj shpirtin
Pranverën e pres me mall në dritare
Bota vazhdon sfidën me errësirën e mykur
Çdo mëngjes zgjohet me qytete fantazmë
Nga një virus viral që sillet mes nesh
Njeriu përplitet mes shpresës dhe t’vërtetës
Pa panik por frika s’na shqitet nga mendja
Jetojmë në karantinë e kafshojmë ëndrrat për jetën
Bota zgjohet në gjendje lufte pa armë pa istikame
Me një front të hapur për jetë a vdekje
E unë jetoj me kufizim lëvizje në ballkonin tim
Dhe me liri të ndaluar të lëvizjes nga Europa
Për neve si pjesë e Ballkanin perëndimor

Fadil ABAZI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com