August 12, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LUM E LUM PËR AZGANA

Po thot “mileti”: Na p´shtoi Zoti,
na u hoq sot krejt ai far ricky-sikleti,
Hyqymet Hoti siç po merr ajom Moti,
na liroi nga njai “kjamet” reciprociteti!

E kush më i pari bre e përshëndeti,
po kush tjetër p´veç “kumo” komshisë,
vuçko, djurko, daçko dhe byçym naleti,
po dhe “kualicionistat” e hashimisë!?

Ah sa mirë, u harrua edhe TAKSA,
bile tash po del edhe prrallë e vjetër!
“- A ju thojsha, po thotë tash Hasha,
si kjo do t´jetë sall një lojë tjetër?!”

Paj, nuk kemi nevojë t´jemi t´barabartë,
ne e kemi Rickyn, ai nxitë bisnesin,
do të pasunohen rrast edhe shqiptartë,
se tuxhartë “partnerë” nuk ndrrojnë vesin!

Ev të lumtë bre azgan Kryeministër,
me azganllëk “burri” i hëngre fjaltë,
tash koncesionet do t´shkojnë vistër,
ishin sall fjaltë e juaja ore “sokol” djalë!

Heren tjetër në zgjedhjet e reja,
nuk do të ju ngushtojmë të premtoni,
nuk ka nevojë më aspak për beteja,
le të mbetet ky azganllëk model i joni!

Ev ty të “lumtë pushka” habertare,
oj Qeveri, Vlladë e Hyqymet model,
një azganllëk-qyqarllëk ala shqiptare,
tash edhe Ricky sapo na dërgoi “bedel”!

Nuk do të hjekim keq as me bisedime,
mjaft më me kaq shumë negociata,
Marrëveshja “shembullore” pret nënshkrime,
nuk duhen shumë këmisha as kravata!

Met DukGjini
6 Qershor 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com