Njëmijë ëndrra kam – Ymrije Beqiri
NJË MIJË ËNDRRA KAM
Dikush mendoj se ëndrra m’u shua
Pse u pengova diku, por n’tokë nuk rash
Tani i them se fort u gabua, u gabua
Ëndrrat veç m’u shtuan, ore mëndje trash!
Ëndrrat që i kisha i kam realizuar
Dhe ëndrrat e mija jo nuk kanë të sosur
Se vetë jeta më ka mësuar
Nëse nuk ke ëndrra, gjendesh e groposur!
Më mësoj jeta të ndjehem krenare
Dhe nëse diku rrugës kam gabuar
Të gabosh gjatë rrugës nuk është padije
Humbja të pret nëse nga gabimi s’ke mësuar
Vërtet u pengova diku n’rrugë të jetës
Pengesat i kalova një e nga një
Si lash ëndrrat të tretën kot
Nëse kisha qindra , tani kam njëmijë
Njëmijë ëndrra kam, për ato do luftoj
N’më dalshin pengesa, prapë do i kaloj
Se jam çikë dardane,ec me këmbë në tokë
Kam njerëzit e zemrës, kam dhe mike e shokë!
Ymrije Beqiri