August 6, 2024

Sot përball kisha Naimin – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SOT PËRBALL KISHA NAIMIN

U zgjova e zhytur në mendime
Në këtë ditë të bekuar nga zoti
Thash me vehte nga lundron kjo anija ime
Që dot s‘ndalët edhe pse e dèrmuar ndihët
Para me doli Naimi,dhe ajo flaka e qiririt
Ndezur mbajtur nëpër shekuj tragjik
Mishëruar asht dhe mish me gjakun Ilirikë
Me trollin dhe rrenjët që s‘lejonte dot për tu fikë
Ndizu o flakë ndizu dhe përhapu ndër këto troje
Ndizu mu në zemër të kësaj tokë arbërore
Ndizu për të mos u fikur kurr jo , jo kurr
Ndiz flakë zemrat e mbarë nji kombi
Drejtë horizonteve të larta mbretro
Idealin e përhershëm mu në zemër
Për këto troje të përgjakura të perflakura
Nepër shekuj tragjik të mbajtur gjallë përmes gjenocideve te tmershme
Të sotit dhe ma të hershem mbi trungun tend te lodhur
Lësho sythat e bulimit,ndez flakën e lartësimit
Ashtu siq bëri i madhi Naimi,e mbajti me ndër ndezur
Lëshoi dritë mbi historin ,me të madhin Skenderbe
Lartësoi terë Shqipërinë përmes bagëti bujqësisë
Ngriti moralin e dashurisë ndaj atdheut
Shpërndajti dritë dielli porsi zjarr Prometeu
Dhe na la testament të fort se si duhët atdheu
Ooo Naim sot prap po të thrret toka arbërore
Sot po thrrasin si kur ma parë idealet tuaja të lartësuara
Sot po të thrret shqipatrija mbarë kudo që janë
Sot o kurr testamenti yt për nji shqipëri të lulëzua e përparuar
Ku se cili do të ndihej krenar në këtë tokë të bekuar
Ku se cili do të kishte per te ngrën e per te pirë
Këtu ,këtu ,mu këtu në këtë tokë të bekuar nga zoti
Ku se cili do të ndihëj mbret me krenari në shtëpin e vet
E rrugët e emigrimit do të ishin tejmase të minimizuara
E nuk do te ndienim vehtën të poshtruar e të denigruar
Nepër rrugë bote ku as era njeri nuk të vie ,jo nuk te vie
Ku dinjiteti nerërzorë përjeton denigrim të thellë tej mase
Ku jeton s‘di përse jeton punon e s‘di përse punon
Pasurohësh dhe nuk di përse pasurohësh
Të mungon gjeja ma e shtrenjët qe të lidhë nyje për jetën
Të mungon toka uji ajri ,gjuha. Nëna qe na lindi babai qe me mundim na rrit
Të mungon gjithë çka që është e lidhur për jetën e me jetën
AT E MEMDHEU KU KOKA NDIEN QETËSIN SHPIRTI NDIEN REHATIN
Naim sot e tera isha me ty me idealin tend qe jeton gjallë eshtë
Na benë të ndjejnë kur gjerat nuk shkojnë ne drejtim të duhur
Na benë të gjejmë rrugën kur shofim se e kemi humbur
Na benë që të ndjejmë tokë grusht bashkimin
Që ta ndjejmë forcën e ngritjë për të mos renë tersisnt nè gremin
Qofsh i bekuar perjet i madhi NAIM YN

08-06-2019
Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com