August 10, 2024

Trëndafil i zemrës sime – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TRËNDAFIL I ZEMRËS SIME!

Trëndafil i zemrës sime
Me lotë shpirti i vaditur,
Petalet mes lëndimesh,
Ca të vrarë, ca të ndritur.

Pikë e lotit rrumbullake
Si busull në to qëndron,
E vogël si glob e madhe,
Shpirti kurrë s’e harron.

Rënjën tënde o trëndafil
Kam ushqyer, me mirësi,
E zemra këndon, si bilbil,
Shpirtin në qiell fisnikëri.

Trëndafili s’u vyshk kurrë
Kur plumba ranë, në plagë,
Loti qerpikut, ndrit me nur,
Shpërblim pa të rëndë fjalë.

Ndjenjë shpirti s’ka sekrete
Çdo zemër ka një trëndafil,
Secili kaloi plagët, për vete,
Vargut i hodha për njerëzinë.

Hapi trëndafil sythë-lastarë
Buzëqesh zemër e plagosur,
Kush lëndon, shpirtin la varë,
Mirësi shpirti, nga Zoti sosur.

Bukurie Binjaku. 8. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com