Bijtë e tu Kosovë kur shpinën s’ta kthejnë – Lumturije Sulejman Drenica
Bijtë e tu Kosovë kur shpinën s’ta kthejnë
Përse shpirtin po na e helmoni,
Mijëra copëza zemrën po na e thërrmoni,
Kur nuk bëmë krim e askujt në qafë si ramë,
Por luftuam për t’i dal zot të shtrenjtit vatan.
Por shumë kush shpejtë gjëmën e haroi,
E çiflikë të vetin duan Kosovë të të bëjnë,
Por jo për besë çiflik i akujt nuk bëhesh për këtë jetë,
Se me gjak shqipesh u vadite nga cepi në cep.
Të gjuan njëri e të pret tjetri si topin në lojë,
Lartë e poshtë pazare në tryeza të zeza të bëjnë,
E askush popullin tënd Kosovë kur se pyet,
Vetë vendosin e vetë vulosin për fatin tënd .
Por ta dinë se darsma gjatë nuk u zgjatë,
Se durimi i popullit mjeran po mbaron ,
Gjaku i derdbur nga shqipet do të vëlojë,
E juve o të mallkuar do ju përvëloj.
Se syt e ballit tek ty atdhe i dashur i kemi,
Mbrenda zemrës kemi shpresë e besë,
Kosovë o bij e Shqipërisë kur mos harro,
Se bijtë e tu kurr shpinën nuk ta kthejnë për këtë jetë.
“Lumturije .S . Drenica “