Falja një ndjenjë hyjnore! – Bukurie Binjaku
FALJA NJË NDJENJË HYJNORE!
Të falësh, shpirtin qetëson
Natën e flë, gjumin të qetë,
Aspak ulje, kur falje kërkon,
Fjalë-artë, origjinë hyjneshë.
Faleminderit nga falja fillon
Kur e flasim, i falemi nderit,
Zotit i falemi, se e besojmë,
Prej faljes, sa mirë ndjehemi.
Thua “më fal”, për një gabim
Nga njëherë e marrin dobësi.
Falja mbetur, krejt pa kuptim,
Gabim pa kuptuar e përsërit,
Por disa faljen e shfrytëzojnë
Me qëllimin e tyre, në të keq,
Me dashje vetë, ata gabojnë,
S’njeh faljen, një shpirt i keq.
Zbutur fajet, me të maskohen
Njeriu i urtë, prapë ata i beson,
Por vjen ora e lumi turbullohet,
Del prej shtrati derdhet mbi tokë.
Falja ka kuptim, e kufijtë e vet
Vjen nga Zoti, e artë e hyjnore,
Di të kthen, në rrugë të vërtetë,
S’është kurrë, ndjenjë djallëzore.
Në familje e shoqëri sjell lumturi
Me edukatë, çdo gabim asgjëson,
S’lejon kurrë veprimet, me tradhti,
Si ndaj Atdheut, a çifti në dashuri.
Bukurie Binjaku. 9. 6. 2020. GREQI!