August 5, 2024

Më në fund, të gjeta! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më në fund, të gjeta!

Ku ishe moj kohë, që unë ty s’të gjeta?
Në sa dallgë e halle, më përplasi jeta!
Të kërkova kohë, por ti s’mu përgjigje?!
Ti shëtite botën, ndër male e shtigje,

Unë nuk u dorëzova, ty duke të kërkuar,
Oh sa jam lënduar, lodhur këmbë e duar!
Kishe ti mbi supe, peshën e dynjasë,
I dhe shpresë e jetë, të sëmurit e fukarasë,

Ndofta ti moj kohë, të erdhi keq për mua?!
Të më japësh shpresë, bollë the je munduar!
Duhet që të ndalësh, erdh koha për të shkruar,
Ti me poezinë, shumë je dashuruar,

Me mua u mërzite, që s’të thashë të dua!
Tani s’të lëshojë, do jeshë në krahë me mua,
Gjithmon ece para, e unë duke vrapuar,
Ne do të jemi mike, njëra-tjetrën me duruar,

Shumë më prite mua, isha e ngarkuar,
Kisha dy fëmijë, unë për të shkolluar,
Tani s’më lëshon, më ke bërë për vehte,
Ti lindë e perëndonë, unë shkruaj si poete,

Moza Reçi Shehi
Datë, 09/06/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com