August 10, 2024

Kthehuni dallendyshe ne Atdhe – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KTHEHUNI DALLËNDYSHE NË ATDHE!

Ikën dallëndyshet, ikën fluturuan
Morën udhën, qiejve shumë larg,
Lanë folenë, që mezi e ndërtuan,
Pikëlluar e kthyer, kokën mbrapë.

Fluturoni ju dallëndyshe në qiell
Përmes reve, me ngjyrë të errët,
Shtegtoni trishtuar, larg Atdheut,
Në shpirt mërgimi, plagë e rëndë.

Kthehuni o dallëndyshe, një ditë
Se fole e vjetër, mbeti e vetmuar,
Në Atdhe me thërrime dheu flori,
Çerdhen e ngrohtë, të rindërtuar.

Sorrat “krra-krra”, ne na shurdhuan
Bilbilat seç na i përzunë, prej qielli,
Por shqiponja, s’mbetet e vetmuar,
Trumë me shqipet, si dritë e Diellit.

Zhgabojat e kanë, ngjyrën të zezë
Aty ku kalojnë, dinë të thumbojnë,
Do kthehen, dallëndyshet përherë,
Shpirt Atdheu, pranverë gjithmonë.

Bukurie Binjaku. 9. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com