August 11, 2024

Nënë e dëshmorit – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNË E DESHMORIT

Erdha bir për të vizitua
Diç nji mall sot seç ndjeva
Nuk munda në shtëpi te rrija
Acar kisha unë përmbrenda

Andaj erdha në kete acar
Të qendroj këtu pran teje
Acarinë me acar ta mund
Dhembjen n‘krenari ta ktheja

Ti or birë pusho këtu i qet
E unë dhembjën e mbaj në gji
Sa herë kam mall për te par
Vij këtu mallin pèr ty e shuaj

Ti linde kurr për të mos vdekur
Dritë ju bere atdheut tend or bir
I gjallë do të jetosh nder shekuj
Nder dhe lavdi per shqiptarinë

Sa heronjët mbuloi kjo tokë
Është shëndrruar krejt në varre
Sa bajloz menduan t‘na robrojnë
Ketë s‘duroj kurr toka Arbërore

O ju nëna o ju shqiponja
Rritët trima dhe drangonjë
Legjendar nder malet tona
Atdheut ju benë mburoj

Rrofshi qofshi sa malet tona
Ju o bijtë e shqipës arbërore
Bij malsorësh dhe sokolesash
Lartë shendrisni në permendore.

10-06-2018
Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com