August 6, 2024

Poetesha e poetë atdhetarë! – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POETESHA E POETË ATDHETARË

Respekt për vargje briliante,
vargje që ndrisin si margaritarë
thurur nga penë majëhollë…
poeteshash e poetësh atdhetarë

Ata që këndojnë shqip…
per të ndriturit e kombit mbarë
për ata siç kombi e lypë
për të medhenjtë bababallarë…!

Ata që na e mbajtën gjallë
të kombit tonë gjenin…
përse nëna Shqipëri vallë,
ka shpifur qëmoti Diogjenin?!

Jug e veri, me gegëri e toskëri…
janë per një komb, për një atdhe
për nje gjuhë zoti, o perëndi…
ne qemë me ty dhe ti bëhu me ne!

© Ulku Bardh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com