August 4, 2024

Ditari i poetit – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DITARI I POETIT !

Nuk e mat më stinë kohën poeti
As nënvizon festa me kalendar
U mbetet besnik muzës e ndjenjave
Poezi në mendje , mban për ditar

Kohën , e përzien nëpër shkronja
Rrokje-rrokje të muzuara në vargje
Kur gjen frymëzimin me dashuri
E përjeton dhe mbush plot ditare

Nuk e fsheh acarin e dimrit
As shirat e rrëmbyer në vjeshtë
Hënë e yje që çajnë errësirrën
Ballin në diell mbuluar me djersë

E njeh mirë gjuhën e shikimeve
Zërin e heshtur nga del e vërteta
Nxitimin e çeljes të lulebajames
Gënjeshtrën naive nga pragpranvera

Ndjen muzikën dhe zërin e zogjeve
Këngën marrë shtruar nga bilbilat
Kur zhvishvishen pemët me klorofil
Aromën dhe ngjyrën tek trëndafilat

Vargjet , janë lulet e shpirtit të tyre
Ditaret ato , që mbushin poetët
Heshtkëndojnë buzëve të një gote
Matin pulse atje ku jetohen jetët !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com