E harruar – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E HARRUAR
Ende është ai guri i ftohtë
Kur të prisja si i marrë…!
S’dua të kthehem aty kot
Me zemrën përgjysmë të ndarë.
Fjalët që dikur thonim
Kishin peshë e drithërim
Zemra si një zogth këndonte
Tani gjithçka është kujtim.
Ishte rrugë tepër e gjatë
Përpjetë e tatëpjetë
Nuk e di a ishte mallkim
Apo kështu qenka kjo jetë…!?
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com